Produkte Bimore AlfaVit

Produkte Bimore  AlfaVit

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Produkte Bimore AlfaVit, Tirana.

24/05/2022

Vaji i berthames se kajsise nxirret nga farat e kajsisë së ëmbël, të cilat pas larjes dhe tharjes së tyre shtrydhen të ngrira pa pësuar asnjë ndryshim në strukturën e tyre kimike dhe me qëllim për të siguruar një efektivitet maksimal në përdorimin mjekësor. Vaji përbëhet nga një grup vitaminash ndër më to të rëndësishmet janë A,B,C,E,F, ne vecanti vitaminen B17 e cila rekuperon (sheron) qelizat e semura (te demtuara) dhe ben te vetvriten qelizat e parekuperueshme (kanceroze),pra eshte nje armik shume i fuqishem ndaj cdo kanceri, dhe perbehet nga një grup mineralesh si: fosfor, hekur, magnez, mangan, fluor, bromine dhe kobalt.

20/05/2022

Vaji i arrës së kokosit për lëkurën është një zgjidhje e natyrshme, e shëndetshme dhe mjaft efikase për të gjitha problemet e lëkurës. Ai zbut dhe hidraton lëkurën, parandalon plakjen qelizore, redukton rrudhat në fytyrë dhe zonën e syve, përshpejton shërimin nga plagët dhe sëmundjet e lëkurës, pastron lëkurën nga qelizat e vdekura dhe gjithë papastërtitë e tjera,  mbron lëkurën nga dielli, ushqen dhe rigjeneron qelizat e lëkurës.

13/04/2022

Vaji arganit përmban acide yndyrore, linoleike dhe vitaminë E, që mundësojnë zbutjen e lëkurës, lagështinë e saj dhe zvogëlimin e akneve.Gjithashtu parandalon rrudhat dhe mbron lekuren nga faktoret e jashtem si dielli, papastertite e ambjentit.

Benefitet nga perdorimi i tij: 

-Ushqen floket e demtuar.

-Pershpejton mbylljen e plageve ne lekure.

-Kunder Strijave.

-Kunder akneve.

-Anti Celulit.

-Hidratues

-Maske per fytyren etj.

🇩🇪

13/04/2022

Vaji i bërthamës së kajsisë është i pasur me acid linoleik dhe oleik. Të dy përbërësit veprojnë si kondicioner që i bëjnë flokët dhe skalpin të butë.
Bërthama e kajsisë ka një përqendrim të lartë të vitaminës A e cila stimulon kolagjenin dhe acidet yndyrore omega-3, zvogëlon inflamacionin që çon në rënie flokësh. Por duke aplikuar këtë vaj ju do të shpëtoni nga rënia e flokëve dhe skalpi juaj do të jetë i shëndetshëm.

Si ta përdorni vajin e bërthamës së kajsisë?

Vendoseni vajin para gjumit dhe lëreni të veprojë gjatë gjithë natës. Gjithsesi, nëse nuk dëshironi të mbani gjithë natën, mund ta mbani 30 minuta dhe më pas të lani flokët. Vaji mund të përzihet edhe me vajra të tjerë esenciale për të arritur rezultate maksimale.

20/03/2022

Vaj kokosi
Vaji kokosit është nje antioksidant i fuqishëm, redukton peshën trupore dhe shkrin yndyrnat, përmirëson metabolizmin si dhe forcon sistemin imunitar. Redukton kolesterolin dhe ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës. Ka efekt hidratues për lëkurën, stimulon rritjen e flokëve, redukton aknet si dhe ndihmon në rastet e skalpit të thatë.
Përdorimi: Konsumoni 1 lugë çaj në ditë. Mund të lyeni trupin një herë në ditë me vajin.
Përdorimi i vajit nuk ka efekte anësore. Ruhet në vende të thata dhe larg rrezeve të diellit. 
🇩🇪

15/03/2022

17/06/2021

-Vaji i farës së kungullit përmban omega-6 .
-Është i pasur me metale të rënda, hekur, magnez dhe zink.
-Përmban vitamina A, B1, B2, B6, C, D, E dhe K, të cilat mbrojnë trupin nga sëmundjet kardiovaskulare.
-Ndihmon në reduktimin e madhësisë së prostatës dhe ndihmon në parandalimin e rritjes së saj.
-Përveç kësaj, ai përmban vitaminë E, aktiv si një antioxidant kundër plakjes së trupit dhe ushqen lëkurën.
-Gjithashtu ndihmon në pastrimin e zorrëve nga parazitët.
🇩🇪

Photos from Produkte Bimore  AlfaVit's post 10/06/2021

Vaji i bajames zgjidhja më e mirë për eliminim e strijave.
Strijat janë padyshim një ndër problemet e lëkurës më të bezdisshme dhe më të vështira për t’u eliminuar. Ato formohen gjithmonë kur bini shumë shpejt nga pesha dhe lëkura humbet elasticitetin.

Megjithëse është e vështirë të eliminohen, strijat mund të parandalohen dhe të bëhen më pak të dukshme duke përdorur produkte natyrore. Vaji i bajames është një produkt natyral shumë i dobishëm kundër strijave. Përmban acide yndyrore, proteina, karbohidrate, fibra dhe minerale. Për më tepër, vitaminat B dhe vitamina E, e bëjnë vajin e bajames edhe më efektiv për luftimin e strijave në lëkurë.

Acidi linoleik i vajit të bajames ushqen lëkurën dhe e hidraton thellësisht atë, ndërsa acidi oleik lehtëson ardhjen e acideve yndyrore në indet e lëkurës, duke depërtuar në thellësi dhe duke favorizuar rigjenerimin e vetë lëkurës.
Për të shijuar përfitimet e vajit të bajameve kundër strijave thjesht përdoreni atë për të kryer masazhe direkt në lëkurë, për të përmirësuar qarkullimin dhe për të favorizuar thithjen e vajit në thellësi.

02/06/2021

Vaji i avokados është një hidratues natyror që absorbohet shumë mirë nga lëkura. Ai e mbron lëkurën dhe lë një erë të këndshme. I pasur me acide yndyrore, ai është një zbutës, ushqyes dhe lufton plakjen e lëkurës.  
Në praktikë: mund të lyeni fytyrën dhe trupin. Vaji i avokados nuk e lë lëkurën me vaj, kështu që mund të përdoret nga të gjitha llojet e lëkurës, në mëngjes dhe në mbrëmje.
🇩🇪

02/06/2021

Farat Chia konsiderohen si një ndër ushqimet më të shëndetshme, të njohura dhe të përdorura ndër shekuj për benefitet e tyre të mrekullueshme. Farat Chia janë të pasura me acide yndyrore omega-3, proteina, fibra, dhe gjithashtu përmban një sasi të konsiderueshme të vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve.

Vaji i farave të Chias ka një tregues glicemik të ulët prandaj këshillohet për diabetikët. Ai mund të përmirësojë shëndetin e tretjes, nivelet e gjakut të omega-3 të shëndetshme në zemër, ul kolesterolin e keq dhe tregliceridet në gjak, rrit kolesterolin e mirë, lufton infeksionet, është ndërtuesi kryesor i membranës qelizore sidomos për qelizat nervore dhe ul faktorët e rrezikut për sëmundjet e zemrës. 
Përdorimi: Një lugë caji në mëngjes para ngrënies .

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Website

Address

Tirana

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Produkte Bimore AlfaVit posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.