Klinika Davinci

Klinika Davinci

Share

Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from Klinika Davinci, Beauty, cosmetic & personal care, Pas Garden Building, Kavaja Street, Tirana.

Klinika DaVINCI ofron shërbime të kirurgjisë estetike, oto-rino-laringlologjisë, mbjelljen e flokëve si edhe trajtime estetike jo kirurgjikale për fytyrën dhe trupin.

03/10/2026

Lëkura rreth syve është e para që tregon shenjat e moshës dhe lodhjes.
Blefaroplastika Totale i kthen shikimit tuaj dritën dhe freskinë e munguar!
Me kalimin e viteve, rënia e elastecitetit të lëkurës dhe grumbullimi i indit dhjamor krijojnë qese nën sy dhe varje të kapakëve të sipërm. Kjo jo vetëm që jep një pamje të lodhur, por në disa raste mund të pengojë edhe shikimin normal.

Çfarë përfshin Blefaroplastika Totale?
Procedura kombinon ndërhyrjen në kapakët e sipërm dhe të poshtëm të syve në një seancë të vetme:
🔹 Kapakët e sipërm: Heqja e lëkurës së tepërt që varet mbi sy.
🔹 Kapakët e poshtëm: Eliminimi ose ristrukturimi i qeseve të dhjamit dhe zbutja e rrudhave.

Ndërhyrja është realizuar nga kirurgu Dr. Marcello De Re Camilot, i specializuar në teknikat më moderne të kirurgjisë estetike për të garantuar rezultate plotësisht natyrale pa ndryshuar shprehinë tuaj.

A jeni gati për një ndryshim që do t’ju bëjë të ndiheni më mirë me veten? Rezervoni konsultën tuaj me stafin tonë mjekësor duke na shkruar në DM ose në WhatsApp!

Photos from Klinika Davinci's post 01/10/2026

Nuk është thjesht mbjellje flokësh, është rikthim i vetëbesimit dhe një kapitull i ri jete! ✨
Pas çdo fotoje “Para & Pas” fshihet një histori e re, një ndjesi më e lartë vetëbesimi dhe një pamje plotësisht e transformuar. Rënia e flokëve mund të ndikohet nga gjenetika, stresi apo faktorë të tjerë, por sot me teknologjinë moderne mjekësore në Klinikën DaVINCI, zgjidhja është më e lehtë, më e sigurt dhe me rezultate 100% natyrale.

Si funksionon procesi?
Transplanti i flokëve është një procedurë me ndërhyrje minimale, ku marrim folikulat e shëndetshme nga zona dhuruese (pjesa e pasme e kokës) dhe i mbjellim me precizion në zonat ku flokët janë rralluar apo rënë plotësisht. Çdo fije floku vendoset duke respektuar me përpikmëri drejtimin dhe këndin natyral të rritjes.

Teknikat tona të avancuara:
• Micro FUE (Follicular Unit Extraction):
Ekstraktimi i folikulave bëhet me mikropunch-e shumë të imëta, pa lënë shenja lineare dhe duke minimizuar kohën e rikuperimit. Kjo teknologji lejon marrjen e një numri të madh graftesh me saktësi maksimale.
• DHI (Direct Hair Implantation):
Përmes pajisjes specifike (Choi Implanter Pen), folikulat mbillen direkt në zonën e dëshiruar pa pasur nevojë për hapjen paraprake të kanaleve. Kjo siguron densitet më të lartë, mbrojtje maksimale të rrënjëve dhe shërim edhe më të shpejtë.

📈 Cilat janë rezultatet?
Nga 2,800 deri në mbi 4,500 grafte, procesi i ndryshimit nis që në muajt e parë, ndërsa rezultati përfundimtar dhe me densitet të plotë shihet 1 vit pas ndërhyrjes!

📲 Bëni hapin e parë drejt ndryshimit!
Çdo rast është unik, prandaj stafi ynë i specializuar ju mirëpret për një plan trajtimi të personalizuar.

📞 Na kontaktoni: +355 69 800 8038
📩 DM: DaVINCI Klinika
📍 Rezervoni konsultën tuaj FALAS sot!

01/10/2026

Bëhu pjesë e ekipit tonë në Klinikën DaVINCI!

Jemi në kërkim të një Infermieri/eje të përkushtuar për t’u bashkuar me stafin tonë profesional!

Kriteret kryesore:
🎓 Diplomë universitare në Infermieri
📜 Licencë e lëshuar nga UISH
🗣️ Njohuri të mira të gjuhës italiane
(Eksperienca e mëparshme përbën avantazh)

📩 Si të aplikoni?
Dërgoni CV-në tuaj në adresën e emailit: [email protected]

30/09/2026

Lifting i Gjoksit me Protezë (Mastopeksi me Implante) ✨

Transformimi i dëshiruar dhe rezultate natyrale nga me të mirët! 🌸
Në këtë video paraqitet procedura e Lifting-it të gjoksit me protezë, e kryer nga mjeku kirurg Dr. Marcello De Re Camilot pranë klinikës DaVINCI.
🔍 Çfarë përfshin kjo ndërhyrje?
• Rirregullimin dhe ngritjen e formës së gjoksit (Lifting).
• Shtimin e vëllimit dhe simetrisë me ndihmën e protezave cilësore.
• Rezultat i menjëhershëm me pamje më të plotë dhe më rinore.

Nëse dëshironi të ktheni formën dhe vetëbesimin tuaj, stafi ynë profesional është këtu për t’ju udhëhequr në çdo hap!

📍 Klinika DaVINCI - Kirurgji Estetike Italiane
📩 Na kontaktoni për më shumë informacion apo për të rezervuar konsultën tuaj!

Photos from Klinika Davinci's post 28/09/2026

Çfarë duhet të dini për BBL dhe pse kombinimi me Vaser Lipo është çelësi i suksesit? ✨

BBL (Brazilian Butt Lift) është një nga procedurat më të kërkuara për konturimin dhe formësimin e trupit. Përmes saj, arrihet zmadhimi dhe ngritja e tëndave në mënyrë plotësisht natyrale, pa pasur nevojë për proteza silikoni, por duke përdorur dhjamin tuaj vetjak. ⚠️

Fakti kryesor: Për të bërë të mundur realizimin e BBL, është e domosdoshme që ajo të kombinohet me liposuksion (Vaser Lipo)!
Pse? Sepse për të mbushur dhe formësuar tëndat, duhet më parë të hiqet dhe të grumbullohet dhjami nga zonat ku keni tepricë (si barku, beli, kofshët apo shpina).

📍 Pse në Klinika DaVinci përdorim vetëm teknologjinë Vaser Lipo?
Ne zgjedhim teknologjinë më të avancuar në treg sepse ajo ofron avantazhe të padiskutueshme për shëndetin dhe estetikën tuaj:
1️⃣ E sigurt & mbron indet: Vaser Lipo përdor energjinë e ultratingujve për të zbutur dhe shkëputur qelizat e dhjamit pa dëmtuar enët e gjakut, nervat apo indet përreth.
2️⃣ Cilësi më e lartë e dhjamit të marrë: Qelizat e dhjamit të marra me Vaser mbeten të intakta dhe me shkallë shumë të lartë mbijetese, gjë që garantun rezultat më jetëgjatë pas re-injektimit në tënda.
3️⃣ Më pak kohë rekuperimi: Falë natyrës minimale invazive, rekuperimi është shumë më i shpejtë krahasuar me liposuksionin tradicional.
4️⃣ Më pak dhimbje, enjtje dhe nxirje: Pas operacionit do të keni më pak diskomfort dhe do t’i riktheheni rutinës suaj më shpejt.

Rezervoni konsultën FALAS me kirurgët tanë sot!

26/09/2026

E kuptojmë që “sekretet e bukurisë” ndonjëherë duhen mbrojtur me çdo kusht! 😂
Pse nuk postojmë më shpesh foto “para dhe pas”? Sepse disa sekrete thjesht duhet të mbesin mes nesh dhe juve! 😉

Nga justifikimet për kolegët e deri te përgjigja klasike “e kam nga gjenetika” ose “pij shumë ujë”, ne jemi këtu për t’ju mbështetur në çdo hap dhe për të ruajtur çdo sekret!

P.S. I duam pa fund të gjitha pacientet tona dhe privatësia juaj është gjithmonë prioriteti ynë absolut! ❤️

Rezervo konsultën tënde “sekrete” sot dhe bëje fytyrën tënde të shkëlqejë.

25/09/2026

🇦🇱 Në Klinikën DaVINCI, nuk ka përmbushje më të madhe sesa të shohim pacientët tanë të rikthehen pas vitesh me buzëqeshje në fytyrë, plot vetëbesim dhe lumturi për rezultatet e tyre. Akoma më e veçantë është kur ata zgjedhin t’ua besojnë kujdesin tonë njerëzve të tyre më të dashur, familjarëve dhe miqve!

Për të garantuar gjithmonë standardet më të larta, ne bashkëpunojmë me kirurgë estetikë italianë me përvojë dhe trikologë turq të specializuar në transplantin e flokëve. Kjo ndërthurje e ekspertizës ndërkombëtare siguron rezultate natyrale, të bukura dhe mbi të gjitha, siguri maksimale në çdo hap të rrugëtimit tuaj estetik.

Gjithashtu, çdo konsultë pranë nesh është falas për të gjithë, për t’ju ndihmuar të merrni vendimin më të mirë për veten tuaj.

Pacientët tanë na thonë shpesh “faleminderit”, por në të vërtetë jemi ne ata që u jemi pafundësisht mirënjohës çdo ditë për besimin dhe që zgjedhin të udhëtojnë këtë rrugëtim bashkë me ne! ❤️

-——

🇮🇹 Presso la Clinica DaVINCI a Tirana, in Albania, non c’è soddisfazione più grande che vedere i nostri pazienti ritornare dopo anni con il sorriso sulle labbra, pieni di autostima e felicità per i loro risultati. Ancora più speciale è quando scelgono di affidare le nostre cure alle persone a loro più care, familiari e amici!

Per garantire sempre gli standard più elevati, collaboriamo con chirurghi estetici italiani di grande esperienza e tricologi turchi specializzati nel trapianto di capelli. Questa combinazione di competenza internazionale assicura risultati naturali, armoniosi e, soprattutto, la massima sicurezza in ogni fase del vostro percorso estetico.

Inoltre, ogni consulenza presso di noi è gratuita per tutti, per aiutarvi a prendere la decisione migliore per voi stessi.

I nostri pazienti ci dicono spesso “grazie”, ma in realtà siamo noi ad esserne infinitamente grati ogni giorno per la fiducia e per aver scelto di intraprendere questo percorso insieme a noi! ❤️

24/09/2026

Për të arritur konturimin e dëshiruar të trupit, shpesh nuk mjafton vetëm një procedurë. Kombinimi i tri teknikave më të avancuara të kirurgjisë estetike garanton një rezultat spektakolar, harmonik dhe plotësisht natyral, i realizuar me mjeshtëri nga Dr. Lipo:

•Vaser Lipo (Liposuksion me Ultratinguj): Pse është i nevojshëm? Shkrin në mënyrë selektive qelizat e dhjamit përmes valëve me ultratinguj përpara se ato të hiqen. Kjo mundëson heqjen e dhjamit të tepërt me precizion maksimal, duke mbrojtur enët e gjakut e indet përreth, si dhe duke garantuar më pak mavijosje (ënjtje) e një rikuperim shumë më të shpejtë.

•Quantum RF (Radiostimulim i Lëkurës): Pse përdoret? Pas heqjes së dhjamit, lëkura ka nevojë për elasticitet dhe shtrëngim. Kjo teknologji përdor energjinë e radiofrekuencës për të stimuluar prodhimin e kolagjenit në shtresat e thella, duke eliminuar varjen e lëkurës e duke i dhënë asaj një pamje të fortë dhe të lëmuar.

•BBL (Brazilian Butt Lift): Pse bëhet? Dhjami i marrë nga zonat me tepricë filtrohet dhe riinjektohet në zonën e të pasmeve. Kjo metodë ridimensionon format e trupit, duke i dhënë volum natyral, ngritje dhe një siluetë perfekte me bel të ngushtë.

Rezultatet flasin vetë! Transformoni trupin tuaj me teknikën e sigurt të Dr. Lipo.

📲 Dëshironi të dini më shumë apo të planifikoni një konsultë me Dr. Lipo?
Na shkruani tani në DM për të rezervuar takimin tuaj!

23/09/2026

Kur bëhet fjalë për kirurgjinë estetike, siguria e pacientit dhe rezultati përfundimtar janë më të rëndësishmet. Kirurgët elitarë dhe klinikat me standarde të larta ndërkombëtare nuk pranojnë kurrsesi të fusin në sallën e operacionit një pacient që nuk ka hequr dorë nga duhani përpara ndërhyrjes. 

Pse një duhanpirës NUK MUND të operohet pa lënë duhanin?

Nikotina shkakton ngushtim të menjëhershëm të enëve të gjakut, duke ulur drastikisht furnizimin me oksigjen në inde. Gjatë ndërhyrjeve si abdominoplastika, lifting apo rimodelimi i gjoksit, qarkullimi i mirë i gjakut është jetik që lëkura të shërohet. 
Nëse operohet një person që konsumon duhan, risqet rriten:

•Prishje e mikrocirkulacionit: Indet e prerë nuk marrin oksigjenin e nevojshëm. 
•Komplikacione me anestezinë: Rritet rreziku për probleme respiratore gjatë anestezi me inhalim. 
•Rrezik për nekrozë: Mungesa e gjakut mund të çojë në vdekjen e indeve (nekrozë), duke shkaktuar dëmtime të përhershme. 

Pasojat e konsumimit të duhanit PAS operacionit
•Hapje e plagëve operatore: Buzët e incizionit nuk bashkohen siç duhet dhe mund të hapen. 
•Infeksione të rënda: Imuniteti i dëmtuar i indeve e bën trupin pre të lehtë për bakteret. 
•Rezultat i dështuar: Mundi, investimi financiar dhe pritshmëritë tuaja mund të dëmtohen plotësisht. 

Zgjidhni Sigurinë, Jo Kompromisin!
Një klinikë apo kirurg që pranon të fus në sallë një duhanpirës pa kërkuar ndërprerjen e tij javë përpara, nuk po vendos shëndetin tuaj në plan të parë, por fitimin e çastit! Mos e rrezikoni jetën dhe pamjen tuaj. 
Zgjidhni profesionistët që i përmbahen protokolleve strikte mjekësore për sigurinë tuaj absolute. 

👉 Për një konsultë me mjekët specialistë dhe për të mësuar më shumë rreth protokolleve tona të sigurisë, rezervoni takimin tuaj pranë Klinikës DaVINCI.

📞 Kontaktoni sot për të planifikuar ndërhyrjen tuaj në mënyrën më të sigurt!

22/09/2026

Pas çdo rezultati natyral fshihet një punë me precizion të lartë, përkushtim dhe pasion për detajet.

Dr. Silvio Ascione kombinon teknikat më të avancuara të kirurgjisë estetike me një vizion artistik, për t’ju dhënë harmoninë dhe vetëbesimin që kërkoni. Nga përgatitja e kujdesshme e deri te çdo detaj i ndërhyrjes, siguria dhe komforti juaj mbeten prioriteti ynë kryesor.

Transformimi juaj fillon me hapin e parë:

Rezervoni sot konsultën tuaj FALAS me Dr. Silvio Ascione pranë Klinikës DaVINCI!

Na shkruani në DM për më shumë informacion.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Address


Pas Garden Building, Kavaja Street
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 09:00 - 19:00
Tuesday 09:00 - 19:00
Wednesday 09:00 - 19:00
Thursday 09:00 - 19:00
Friday 09:00 - 19:00
Saturday 09:00 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Klinika Davinci posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.