Këshilla Mjekësore
"Njeriu është çfarë han"
01/03/2021
KONKLUZIONI TJETËR SHKENCORË MJEKËSOR MBI MJALTIN:
Dobia dhe e mira 2:
-Qetësimi nga kolla dhe ftohja-
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon mjaltin si një ilaç natyral për kollën. Akademia Amerikane e Pediatrisë gjithashtu njeh mjaltin si një trajtim për kollën.
Sidoqoftë, ata këshillojnë që mjalti nuk është i përshtatshëm për fëmijët nën moshën një vjeçare. Një studim i vitit 2007 nga Penn State College of Medicine sugjeroi që mjalti zvogëloi kollitjen gjatë natës dhe përmirësoi cilësinë e gjumit tek fëmijët me infeksion të sipërm të frymëmarrjes në një shkallë më të madhe se ilaçi i kollës dekstromethorfan.
01/03/2021
MJALTI NE KONKLUZIONET SHKENCORE TË MJEKËSISË.
E mira dhe dobia e Mjaltit:
1.Luftimi i infeksioneve-
Në vitin 2010, shkencëtarët nga Qendra Mjekësore Akademike në Universitetin e Amsterdamit raportuan në FASEB Journal se aftësia e mjaltit për të vrarë bakteret qëndron në një proteinë të quajtur defensin-1.
Një studim më i fundit në Revistën Evropiane të Mikrobiologjisë Klinike dhe Sëmundjeve Infektive tregoi se një lloj i caktuar i mjaltit, i quajtur mjaltë Manuka, mund të ndihmojë në parandalimin e vendosjes së baktereve Clostridium difficile në trup.
C. difficile njihet për shkaktimin e diarresë dhe sëmundjes së rëndë. Disa studime kanë zbuluar se mjalti Manuka mund të jetë edhe efektiv për trajtimin e infeksioneve nga MRSA.
Dr. Jenkins përfundoi:
“Manuka dhe mjaltë të tjerë kanë qenë të njohur për shërimin e plagëve dhe veti anti-bakteriale për disa kohë. Por mënyra në të cilën ata veprojnë ende nuk dihet. Nëse mund të zbulojmë saktësisht se si mjalti Manuka pengon MRSA, ai mund të përdoret më shpesh si një trajtim i linjës së parë për infeksionet me baktere që janë rezistente ndaj shumë antibiotikëve aktualisht të disponueshëm.
15/12/2020
Ja përse ju duhet Uji😍!
Ja një ndër ushqimet më të rëndësishme,që ndihmojnë organizmin tuaj,në sistemin kardiovaskular,sistemin nervor,metabolizmin e organizmit dhe kontrollin e balancës së peshës trupore.
Sa më shumë të pêrdoren ne dieten tuaj,do të jeni më të shëndosh!
Ushqimet e rëndësishme që ndihmojnë organizmin të përballoj lodhjen fizike dhe psiqike!
Përveç ecjes në qetësi dhe ajër të pastër në orët e mëngjesit të hershëm dhe mbrëmjes,ju nevojiten dhe ushqimet e dobishme!
--------Vitaminat--------
●Vitaminat janë përbërës natyrale,qe sherbejne per zhvillimin e proceseve te ndryshme ne organizem dhe per mbarvajtjen dhe funksionimin e tyre ne org:
Disa nga proceset qe ndihmojne dhe jan te rendesishme Vitaminat:
1.Metabolizmin e organizmit
2.Rigjenerimin e indeve.
3.Permiresimin e funksionit te qelizave.
4.Mireqenien e organeve dhe fuqise se organizmit.
5.lirimin e energjis negative te organizmit.
6.Ruajtjen e funksionit te shume aparateve te organizmit.
7.Ruajtja dhe permiresimi i gjallerise se organizmit.
●Vitaminat gjenden kryesisht ne perberes ushqimore te llojeve te ndryshme:
1.Ushqime te detit.
2.Djathi,qumeshti etj.
3.Fruta dhe perime.
4.Mish i organizmave te detit dhe te tjera...
5.Vaji i ullirit etj.
6.Mjalti etj.
7.Brumra te tretshem misri dhe thekre etj.
●Vitaminat ndahen kryesisht ne 2 grupe te medha:
a) Hidrosolubile(te tretshme ne uje).
b) Liposolubile(te tretshme ne yndyrna).
●Vitaminat e tretshme ne yndyrna jane:
1.Vitamina A.
2.Vitamina E.
3.Vitamina D.
4.Vitamina K.
●Vitaminat e tretshme ne uje jane:
1.Vitaminat e grupit B(B-komplex)
2.Vitamina C.
3.Vitamina H.
etj...
●Kete here do ju informojme per vitaminen
A,dhe D.
VITAMINA A(Retinol) gjindet me se tepermi ne :
•Verdhen e vezes
•Patatet e embl dhe Karrota
•Spinaqi
•Frutat e ndryshem
•Melqia
•Dathi
•Qumesht etj.
•disa lloje peshqish etj.
●Veprimi kryesor i vitamines A eshte ne shikim dhe sy,ndikon ne impulset nervore te shikimit,dhe ruan dhe ndihmon shikimin.
●Deficiti ose mungesa e ksaj vitamine shkakton;
1.Keratomalacia(Mjegullimi i kornes) dhe shikimit.
2.Verberim total.
●Perdorni sa me teper diete ushqyese me vitamina dhe ushqim te shendetshem.
Largohuni nga ushqimet e shpejta te konservuara dhe te paketuara.
VITAMINA D(Njihet si provitamina D3,D5) gjendet me se tepermi ne:
•Vaji i peshkut.
●Ne organizem shenderrohet nga pro vitamina ne vitamin permes ndikimit te rrezeve te diellit.
●Veprimk kryesor i vitamines D:
Ruajtja e fortesise dhe funkskonit te eshtrave dhe ruajtjes se Ca.
●Deficiti i vitamines D:
1.Osteomalaci
2.Rakiti tek fmijet etj.
Nje person në Amerikën Qëndrore,kishte një; problem shëndetesorë,herë pas here me veshtirësi në frymëmarrje,ankth,si shkakë i kësaj, ai filloi të interesohej që të ketë shērohet.
Nje ditë ai po lexonte një libër ku keshillonte, Si ta ruash shëndetin?
Aty gjeti:
Hormoni i lumturisë i cili ndikon ne ruajtjen e shëndetit fizik dhe mendor, në qarkullimin e lehtë të gjakut,në humorin e mirë të individit,gjëndjen e qetësisë psiqike i cili njihet me emrin Serotonina,
Serotonina rritej nese njeriu buzëqeshë.
Ai filloi cdo ditë kur zgjohej në mëngjes para se të ikte në punë , të buzëqesh nga 1 minutë para pasqyrës.
Për një javë ai filloi të përmirësojë frymëmarrjen dhe qetësinë e mendjes dhe të trupit.
Serotonina ndikon në gjendjen pozitive të organizmit,në harmoninë,qetësimin dhe relaksimin e organizmit.
●Rritni nivelin e serotoninë në organizmin tuaj përmes Buzëqeshjes.
■Nese praktikoni 3 ditë rradhazi do filloni të meditoni per lumturin dhe buzeqeshjen me vetëvetën tuaj, do rrisni Serotoninen,dhe shendeti do permirësohet dhe qetësohet.
Do ruani shendetin tuaj.
Profeti Muhamed Alejhi selam ka thënë:
Buzeqeshja është sadaka.
15/08/2020
VERA E NXEHTE,NOTI,DHE DOBITË.
Noti është sport që mbartë shumë vlera shëndetsore,mbi të gjitha një freski fizike,shpirtërore,dhe mendore.
Dobitë e notit:
1.Në aparatin e trurit=Qetësim dhe relaksim e orientim të mendjes,dhe mendimeve,lehtesim të gjëndjes së stresit dhe ngarkesave psiqike,dhe fokusimin e vemendjes.
2.Në aparatin Kardiovaskular:Qarkullim te lehtësuar të gjakut,rregullimim e punes se zemres,uljen e gjasave per mbipeshe dhe probleme te tjera te zemres...
3.Ne aparatin e frymëmarrjes:Frymemarrje te relaksuar dhe te thelle,dhe mbarvajtje te ajrimit,inspirim,ekspirim dhe nivelit te O2 ne mushkeri,(kondicion).
4.Ne muskulature:Zhvillim te muskujve,relaksim dhe oksigjenim te muskujve,shkrirje dhjami dhe lehtesk te ushqyerjes se muskikve me O2 dhe gjak.
Nje muskulature e mire,Ne nje Trup te mire.
5.Ne Lekure:rregullimin dhe pastrimin e poreve te lekures dhe mbajtja e lageshtis ne nivel.
6.Ne sistemin imunitare:Rritje te imunitetit dhe fuqia se organizmit....E vyeshme ne periudhen e Covid 19.
7.Ne eshtra dhe nyje:Relaksim dhe funksionim te lehte.
boshtin kurrizore mbron dhe menjanon dhimbjet.
8.ne aparatin urinare,nxite pastrimin e rrugeve dhe nevojes per nxjerrjen e ujit te tepert jashte.
9.Lehtesim te peristaltikes se zorreve dhe mbarvajtjen e trupit.
10. Programi i notimit:
Notoni 3 herë ne jave!Mjafton që të jeni të shendetshëm.
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Tirana
Opening Hours
| Monday | 09:00 - 22:00 |
| Tuesday | 09:00 - 22:00 |
| Wednesday | 09:00 - 22:00 |
| Thursday | 09:00 - 22:00 |
| Friday | 09:00 - 22:00 |
| Saturday | 09:00 - 22:00 |
| Sunday | 09:00 - 15:30 |
| 20:30 - 23:00 |
