The Elixir Clinic
Contact information, map and directions, contact form, opening hours, services, ratings, photos, videos and announcements from The Elixir Clinic, Health/Beauty, Tirana.
20/09/2026
A duhet të filloni NAD+? 👀
Ndoshta pyetja e parë nuk është “A më duhet?”, por Sa di unë realisht për NAD+?
NAD+ është një molekulë që gjendet natyrshëm në qelizat tona dhe luan një rol të rëndësishëm në prodhimin e energjisë qelizore dhe në procese të ndryshme të funksionimit dhe riparimit të qelizave.
Me kalimin e moshës, nivelet e NAD+ ndryshojnë dhe pikërisht për këtë arsye po studiohet gjithnjë e më shumë në fushën e longevity dhe healthy aging.
Por NAD+ nuk është një zgjidhje magjike. Shkenca është ende duke studiuar përfitimet e tij te njerëzit.
Prandaj, para se ta filloni, informohuni dhe konsultohuni me një profesionist shëndetësor.
Ndoshta kujdesi për longevity fillon shumë përpara se të shohim shenjat e plakjes. ✨
•••
16/09/2026
**Jo çdo lazer është njësoj. Dhe jo çdo trajtim duhet bërë njësoj. ✨**
Epilimi me lazer është një procedurë mjeko-estetike ku gjatësia e valës, energjia, kohëzgjatja e pulsit dhe sistemi i ftohjes përshtaten sipas fototipit, ngjyrës së qimes dhe zonës së trajtuar.
Candela GentleMax Pro Plus kombinon dy gjatësi vale — 755 nm Alexandrite dhe 1064 nm Nd:YAG— duke bërë të mundur përshtatjen e trajtimit për një gamë të gjerë fototipesh dhe tipesh qimesh.
Por një lazer i avancuar nuk mjafton vetëm: siguria dhe efikasiteti varen edhe nga parametrat e zgjedhur dhe mënyra e aplikimit.
Prandaj, para se të zgjidhni një trajtim lazer, informohuni për:
• çfarë teknologjie po përdoret
• cilën gjatësi vale përdor
• nëse parametrat përshtaten me fototipin tuaj
• kush e kryen trajtimin
• si mbrohet dhe ftohet lëkura gjatë procedurës
Sepse qëllimi nuk është thjesht të reduktojmë qimet— por ta bëjmë këtë në mënyrë të kontrolluar, të sigurt dhe të përshtatur për lëkurën tuaj. 🤍
Zgjedhja e teknologjisë ka rëndësi. Por edhe mënyra si përdoret, ka po aq rëndësi.
•••
11/09/2026
Flokët nuk bien gjithmonë “pa arsye”.
Ndonjëherë, përgjigjja mund të fshihet në analizat e gjakut.
🔬 Ferritina e ulët→ mund të shoqërohet me rënie dhe hollim të flokëve.
☀️ Vitamina D e ulët→ mund të ndikojë në ciklin normal të folikulit.
⚙️ Zinku i ulët→ mund të lidhet me dobësim dhe rënie të flokëve.
🩸 Vitamina B12 e ulët→ mund të ndikojë në funksionimin normal të qelizave dhe në shëndetin e flokut.
Por kujdes: rënia e flokëve nuk do të thotë automatikisht mungesë vitaminash. Shkaqet mund të jenë të shumta dhe duhen vlerësuar në mënyrë individuale.
Nëse flokët po bien më shumë se zakonisht, mos fillo suplemente me hamendje. Fillimisht zbulo çfarë po mungon dhe pse. 🤍
VitaminB12 HealthyHair
POST-SUMMER SKIN RESET
Time to restore what summer took away. ☀️
Pas verës, lëkura mund të ketë nevojë për më shumë se hidratim sipërfaqësor.
Ekspozimi në diell, nxehtësia dhe dehidratimi mund të ndikojnë në hidratimin, elasticitetin, teksturën dhe cilësinë e lëkurës.
💉 Me protokollet injektuese të personalizuara synojmë të përmirësojmë cilësinë e lëkurës dhe të mbështesim proceset e saj natyrale të rigjenerimit.
Skin Boosters • Polynucleotides • Biostimulues • PRF
Jo një trajtim “one size fits all”, por një protokoll i përshtatur sipas nevojave të lëkurës.
✨ Post-summer skin deserves a reset.
📩 Rezervo konsultën tënde dhe zbulo cili protokoll është i përshtatshëm për lëkurën tënde.
•••
Sezoni i laserave ka filluar ✨
Me përfundimin e verës, është momenti ideal për t’i rikthyer lëkurës kujdesin dhe trajtimet që mund të jenë kufizuar gjatë muajve me ekspozim të lartë në diell.
Laserat mund të ndihmojnë në përmirësimin e teksturës, tonit të pabarabartë, njollave, poreve dhe shenjave të fotodëmtimit, duke stimuluar një proces të kontrolluar rinovimi të lëkurës.
Çdo lëkurë ka nevoja të ndryshme — ndaj trajtimi i duhur zgjidhet pas një vlerësimi profesional. 🤍
Rezervimet për sezonin e laserave kanë filluar.
Koha për t’i dhënë lëkurës një reset. ✨
•••
Shpesh ka një konfuzion se cilin trajtim të zgjidhni dhe a mund të krijohet një protokoll i cili ndërthur SKIN BOOSTERS, POLINUKLEOTIDE apo BIOSTIMULATOR.
•••
I ndamë me 3 PARTS videot informuese të këtyre injeksioneve.
•••
Me kalimin e kohës, duart mund të humbasin kolagjen dhe yndyrë nënlëkurore, duke bërë që lëkura të duket më e hollë dhe tendinat/venat të jenë më të dukshme. Biostimulimi synon kryesisht cilësinë e lëkurës, jo thjesht shtimin e volumit.
•••
Stimulojnë prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës.
Përmirësojnë hidratimin dhe elasticitetin e lëkurës.
Mund të ndihmojnë në përmirësimin gradual të teksturës dhe pamjes së lëkurës.
Rezultati zakonisht zhvillohet gradualisht, në vend që të japë vetëm volum të menjëhershëm.
•••
Mavijosja është një efekt anësor i zakonshëm dhe zakonisht i përkohshëm i trajtimeve injektuese.
Mund të ndodhë kur gjilpëra prek një enë gjaku shumë të vogël nën lëkurë — ndërsa disa persona kanë natyrshëm më shumë prirje për t’u mavijosur.
Për të ndihmuar në minimizimin e rrezikut, ndiqni udhëzimet e kujdesit pas trajtimit të dhëna nga doktoresha dhe shmangni fërkimin ose ushtrimin e presionit mbi zonën e trajtuar, përveç rasteve kur ju është udhëzuar ndryshe.
Gjithmonë informoni doktoreshën për çdo medikament ose suplement që përdorni, por mos ndërprisni asnjëherë një medikament të përshkruar pa u konsultuar me mjekun.
Mavijosjet zakonisht qetësohen brenda disa ditësh. Nëse përjetoni dhimbje të forta, ndryshime të pazakonta në lëkurë ose diçka tjetër që ju shqetëson, kontaktoni menjëherë doktoreshënqë ka kryer trajtimin.
•••
Të dukesh më së miri kur je 50, nuk është diçka që e zbulon kur bëhesh 50.
Një skincare i mirë është një investim long-term: mirëmbajtja e vazhdueshme e shëndetit të lëkurës, me ndryshimet graduale të lidhura me moshën, është një ndër strategjitë më të mira kundra fenomenit të plakjes.✨
Rezervo një takim | Mëso më shumë rreth trajtimeve tona | Merr një konsultë | Shiko oraret nëpërmjet DM
•••
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Telephone
Website
Address
Tirana
