Beauty Point

Beauty Point

Share

Që nga viti 1995 pioner i produkteve te kozmetikes dhe kujdesit personal. Beauty Point contacts:
Rr. Mine Peza +355683333753
Ring Center +355682007477

23/09/2026

Annick Goutal

Pas çdo ikone, fshihet një histori.

Një histori që nisi në vitin 1981, me parfumin e saj të parë, dhe vazhdon të frymëzojë botën e parfumerisë niche edhe sot. Sepse disa aroma nuk janë thjesht parfume janë pjesë e një historie që mbetet.

Zbuloni brandin Annick Goutal dhe botën e saj të parfumeve në Bo***ir - The House of Fragrance tek Beauty Point.

www.beautypoint.al

Photos from Beauty Point's post 21/09/2026

BO***IR – The House of Fragrance ju sjell 4 aroma që i përkasin vjeshtës, katër parfume niche, katër mënyra të ndryshme për ta përjetuar sezonin. 🍂

Memo Paris • African Leather
Një aromë e fuqishme dhe karakteristike, ku kardamomi, shafrani dhe piperat ndërthuren me lëkurën, vetiverin dhe drurët. Spicy, e ngrohtë dhe dhe me një prezencë të theksuar.

Annick Goutal · Ambre Sauvage
Një amber i thellë dhe sensual, i pasuruar me nota vaniljeje, patchouli dhe drurësh. I ngrohtë, elegant dhe me një karakter misterioz.

Essential Parfums · Divine Vanille
Vanilje në një interpretim më elegant dhe të sofistikuar. Kanella dhe piperi i zi i japin ngrohtësi, ndërsa tonka, benzoina dhe drurët krijojnë një bazë të butë, balsamike dhe perfekte për ditët e ftohta.

Atelier des Ors · Lune Féline
Një kombinim i vaniljes, kardamomit dhe kanellës, i thelluar nga nota balsamike dhe drunore. E errët, misterioze dhe jashtëzakonisht sensuale.

Cila do të ishte aroma juaj e vjeshtës?

📍 I gjeni në Bo***ir – The House of Fragrance tek Beauty Point.

www.beautypoint.al

20/09/2026

Devotion Pour Homme Parfum

Një intensitet që ndihet që në fillim. Devotion Pour Homme Parfum ndërthur freskinë pikante dhe agrumet me livandon aromatike, përpara se të thellohet në kafe, vanilje dhe nota drurore që i japin aromës një ngrohtësi të sofistikuar dhe magnetike.

E gjeni në përmasat 30/50/100 ml në çdo Beauty Point.

20/09/2026

My Devotion eau de parfum intense dhe Devotion parfum for men

Dy aroma, dy identitete, dy aroma të ndryshme, të zgjedhura për të qëndruar pranë njëra-tjetrës. Një duo e krijuar për çiftet që duan të kenë secili aromën e vet, por të dyja të ndihen si një dyshe. ✨

Të krijuara për të qenë bashkë.

www.beautypoint.al

20/09/2026

My Devotion nga Dolce&Gabbana

Mbështilluni me My Devotion Eau de Parfum Intense një kompozim ku freskia frutore hap aromën, lulet e bardha dhe trëndafili i japin një karakter të butë e femëror, ndërsa vanilja dhe amberi e mbështjellin me një ngrohtësi të thellë dhe sensuale.

Elegancë sensuale. Një tërheqje ndriçuese. Padyshim femërore.

E gjeni në çdo pikë Beauty Point.

19/09/2026

Miu Miu Miutine hapet me freskinë dhe ëmbëlsinë e luleshtrydhes, ndërsa trëndafili i jep aromës një karakter elegant dhe femëror. Në bazë, sheqeri kaf sjell një nuancë të ngrohtë dhe tërheqëse, duke e bërë kompozimin më sensual.

E gjeni në çdo pikë Beauty Point.

19/09/2026

Çfarë mungon në çantën tuaj? ✨

Miu Miu është ai detaji i vogël që e merrni me vete kudo për një prekje elegance dhe aromë të ëmbël sa herë që ju duhet. Sepse disa gjëra thjesht duhen pasur gjithmonë me vete.

www.beautypoint.al

19/09/2026

Miu Miu Miutine

Miu Miu sjell një aromë që balancon butësinë me një karakter të veçantë. Një kompozim elegant, i lehtë dhe feminin, me atë prekje të sofistikuar që e bën aromën të ndihet moderne dhe të paharrueshme.

Një parfum për ato momente kur nuk ke nevojë të thuash shumë aroma flet vetë. ✨

E gjeni në versionet 30/50/100 ml në çdo pikë Beauty Point.

18/09/2026

Një udhëtim drejt zemrës së Romës, i shndërruar në aromë. 🇮🇹

Amore nga The House of Oud sjell një histori dashurie të frymëzuar nga qyteti i përjetshëm. Nis me freskinë e bergamotit dhe mandarinës, për t’u zbutur në një zemër ku takohen jasemini, trëndafili dhe ylang-ylang. Në fund, vanilja, myshku dhe drurët ndërthuren për të krijuar një bazë të butë dhe kremoze.

Amore… Një ndjesi italiane e vërtetë!✨

www.beautypoint.al

18/09/2026

Njihuni me Versace Dylan Blush Pink 🌸, një aromë befasuese por elegante, që ndërthur nota të ëmbla të krijuara nga përbërësit më cilësorë të parfumerisë.

Hapet me freskinë e bergamotit kalabrez, të shoqëruar nga një notë frutore e mollës me nuancë luleshtrydheje. Në zemër, kokrra tonka dhe lulja e portokallit krijojnë një karakter të butë e joshës, ndërsa vanilja e Madagaskarit dhe myshku lënë një gjurmë elegante dhe të paharrueshme.

A është kjo aroma që do ta bënte prezencën tuaj të paharrueshme?

www.beautypoint.al

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Telephone

Address


Ring Center, Rr"Mine Peza" (Prane Sergio Tacchini)
Tirana
10010

Opening Hours

Monday 09:00 - 21:00
Tuesday 09:00 - 21:00
Wednesday 09:00 - 21:00
Thursday 09:00 - 21:00
Friday 09:00 - 21:00
Saturday 09:00 - 21:00
Sunday 09:00 - 21:00