Anida's Lab Power 520

Anida's Lab Power 520

Share

+355694080802
Rruga: Don Bosko / Kompleksi Fiori di Bosko,Kulla 1

29/09/2026

✨ PRP – Bukuria që vjen nga vetja jote ✨

Terapia PRP përdor faktorët e rritjes nga gjaku yt për të mbështetur rigjenerimin e lëkurës, përmirësimin e elasticitetit dhe një pamje më të freskët e të ndriçuar. 🤍

🌿 Ndihmon në:
• Përmirësimin e teksturës së lëkurës
• Stimulimin e kolagjenit
• Zbutjen e vijave të holla
• Një pamje më të tonifikuar dhe të freskët

PRP – kujdes natyral për një lëkurë më të bukur. ✨

📍 Anida’s Lab
📞 069 408 0802

29/09/2026

❤️ Dita Botërore e Zemrës | 29 Shtator
Një zemër e shëndetshme fillon me kujdesin që i kushtojmë çdo ditë. 🫀
Kontrollet laboratorike mund të ndihmojnë në vlerësimin e disa faktorëve që lidhen me shëndetin kardiovaskular.
🩸 Glicemia • HbA1c • Kolesteroli • HDL • LDL • Trigliceridet • Lp(a)

Mos e lini shëndetin e zemrës për nesër. Kujdesuni për të sot! ❤️

24/09/2026

Vitamina D luan një rol të rëndësishëm në: 🦴 Shëndetin e kockave dhe dhëmbëve
💪 Funksionimin normal të muskujve
🛡️ Funksionimin e sistemit imunitar
⚡ Mirëqenien dhe energjinë e përditshme
Nivelet e vitaminës D mund të kontrollohen me një analizë të thjeshtë gjaku. 🩸

📍 Kontrollo nivelin e vitaminës D dhe kujdesu për shëndetin tënd!

21/09/2026

🧠 21 Shtator – Dita Botërore e Alzheimerit

Alzheimeri nuk prek vetëm kujtesën, por ndikon në jetën e personit dhe të familjes së tij. 💜

Sot kujtojmë rëndësinë e informimit, diagnostikimit të hershëm dhe kujdesit të vazhdueshëm.

Le të tregojmë më shumë mirëkuptim, durim dhe mbështetje për çdo person që përballet me Alzheimerin dhe demencën. 🤍

Sepse kujdesi dhe dashuria nuk harrohen. 💜

16/09/2026

🧪 Analiza β-hCG – një hap i rëndësishëm në konfirmimin e shtatzënisë 🤍

β-hCG është hormoni që prodhohet gjatë shtatzënisë dhe matet në gjak. Analiza ndihmon në konfirmimin e shtatzënisë dhe, kur kërkohet nga mjeku, në ndjekjen e vlerave të saj në kohë.

📍 Kryeni analizën në Anida’s Lab
📞 Për informacion dhe rezervime: 069 404 0802

✨ Kujdesi dhe saktësia, që nga analiza e parë.

14/09/2026

🩸 HEKUR VENOZ – TERAPI PËR MUNGESËN E HEKURIT

Kur mungesa e hekurit është e theksuar ose hekuri nga goja nuk tolerohet apo nuk përthithet mjaftueshëm, mjeku mund të rekomandojë terapi me hekur intravenoz.

💧 Administrimi kryhet në mënyrë të kontrolluar dhe vetëm sipas vlerësimit dhe rekomandimit mjekësor.

📌 Para terapisë, vlerësohen analizat përkatëse dhe përcaktohet doza e përshtatshme për pacientin.

📍 Anidas Lab – Rruga Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1
📞 069 40 80 802

14/09/2026

Ferritina tregon sasinë e hekurit të depozituar në trup dhe ndihmon në vlerësimin e mungesës ose tepricës së hekurit.
📌 Kontrolli i ferritinës mund të jetë i rëndësishëm në raste si: • Lodhje dhe dobësi
• Rënie e flokëve
• Zbehje
• Marramendje
• Dyshim për anemi
🧪 Kryeni analizën e ferritinës dhe kujdesuni për shëndetin tuaj.

📍 Anidas Lab – Rruga Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1
📞 069 40 80 802

12/09/2026

Koprokultura është një analizë laboratorike që përdoret për të zbuluar baktere patogjene në mostër feçesh, të cilat mund të shkaktojnë diarre, dhimbje barku, temperaturë dhe shqetësime gastrointestinale.

👧🧒 Pse kërkohet koprokultura për fëmijët që frekuentojnë kopshtin?
Koprokultura mund të kërkohet si pjesë e kontrolleve shëndetësore për fëmijët që hyjnë ose rikthehen në komunitete si kopshtet, për të kontrolluar praninë e disa baktereve patogjene në feçe.
🧪 Ndihmon në identifikimin e infeksioneve bakteriale të zorrëve dhe në parandalimin e përhapjes së tyre në ambiente ku qëndrojnë shumë fëmijë.
📍 Anidas Lab – Rruga Don Bosko, Kompleksi Fiori di Bosko, Kulla 1
📞 069 40 80 802

11/09/2026

🩸 D-DIMERI – Një analizë e rëndësishme për koagulimin e gjakut

D-Dimeri është një tregues laboratorik që ndihmon në vlerësimin e proceseve të formimit dhe shpërbërjes së mpiksjeve të gjakut.

🔬 Analiza mund të kërkohet nga mjeku në raste dyshimi për trombozë apo emboli, si dhe në situata të tjera klinike ku nevojitet vlerësimi i koagulimit.

📍 Anida’s Lab
📞 069 404 0802

Kujdesi për shëndetin fillon me një vlerësim të saktë.

08/09/2026

Në këtë periudhë, sidomos në fundverë–fillim vjeshte, shumë njerëz vërejnë shtim të rënies së flokëve. Kjo mund të jetë pjesërisht një ndryshim sezonal i ciklit të flokut.
Arsyet kryesore mund të jenë:
🍂 Ndryshimi sezonal: më shumë fije kalojnë njëkohësisht në fazën telogjene (fazën e pushimit), ndaj bien më shumë.
☀️ Ekspozimi ndaj diellit: vera, rrezet UV, deti dhe klori mund të dëmtojnë boshtin e flokut dhe ta bëjnë më të brishtë.
😴 Stresi dhe lodhja: një periudhë stresuese mund të shkaktojë rënie të shtuar, shpesh me vonesë prej disa javësh ose muajsh.
🥗 Mungesat ushqyese: veçanërisht mungesa e hekurit/ferritinës, vitaminës D, B12, zinkut ose marrja e pamjaftueshme e proteinave.
🦋 Çrregullimet e tiroides mund të shoqërohen me rënie të flokëve.
⚖️ Dietat e forta ose humbja e shpejtë në peshë gjithashtu mund të nxisin rënien.
E rëndësishme: jo çdo rënie në vjeshtë është thjesht “rënie sezonale”.
Nëse flokët bien shumë, krijohen zona të rralluara, ka kruarje/skuqje të skalpit ose rënia vazhdon për disa muaj, duhet kërkuar shkaku.
Për një kontroll fillestar mund të vlerësohen hemograma, ferritina, TSH/FT4, vitamina D, B12 dhe, sipas rastit, analiza të tjera.

Want your business to be the top-listed Beauty Salon in Tirana?
Click here to claim your Sponsored Listing.

Category

Website

Address


Rruga Don Bosko, Komplexi Fiori Di Bosko, Kulla 1
Tirana
1001

Opening Hours

Monday 07:30 - 19:00
Tuesday 07:30 - 19:00
Wednesday 07:30 - 19:00
Thursday 07:30 - 19:00
Friday 07:30 - 19:00
Saturday 07:30 - 14:00

Alerts

Be the first to know and let us send you an email when Anida's Lab Power 520 posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

Subscribe

We will notify you when anything happens in Tirana.