UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE
Rikthehemi më 5 tetor. Regjistrimet janë të hapura!
27/09/2026
🎓 AKADEMIA BOTËRORE E KULTURËS DHE ARTEVE NDERON AKADEMIK PROF. DR. ANASTAS ANGJELI ME TITULLIN “DOCTOR HONORIS CAUSA”
Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve nderon me titullin Doktor Honoris Causa Akademik Prof. Dr. Anastas Angjeli.
Në Kongresin e 45-të, Akademia Botërore për Kulturën dhe Artet (në sesionin e arteve dhe poezisë), vlerësoi me titullin Doktor Honoris Causa disa personalitete nga vende të ndryshme të botës (SHBA, Kinë, Indi, Shqipëri, Kosovë, Rumani, Izrael, Zelanda e Re, etj.) të fushave të ndryshme të shkencave, edukimit, kulturës dhe artit, ku Prof. Angjeli u nderua me titullin prestigjioz “Doctor Honoris Causa” nga Akademia Botërore e Kulturës dhe Arteve, në vlerësim të kontributit të tij akademik, shkencor dhe në edukim në fushën e shkencave humane-ekonomike, si dhe të veprimtarisë së tij të gjerë në jetën akademike e institucionale.
Ky titull mundëson njëherazi edhe anëtarësimin e Akademik Angjelit në Akademinë Botërore të Kulturës dhe Arteve. Gjithashtu, Akademik Angjeli është anëtar i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe anëtar i European Academy of Sciences and Arts, me një veprimtari të gjatë në fushën e ekonomisë, shkencës, arsimit dhe jetës publike.
Në fjalën e tij të pranimit të titullit, Akademik Angjeli e cilësoi këtë vlerësim jo vetëm si një nder personal, por mbi të gjitha si një nxitje për të vijuar kontributin në shkencë dhe për të mbështetur shkencën, kulturën, arsimin, artin, publicistikën dhe veçanërisht poezinë.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve, akademikëve, publicistëve, artistëve dhe poetëve të pranishëm, ai vlerësoi rolin e tyre në ruajtjen e kujtesës, identitetit dhe vlerave njerëzore, duke theksuar se veprat e tyre janë pjesë e pandashme e rrugëtimit historik dhe shpirtëror të popujve.
Në këtë kontekst, Akademik Angjeli solli në vëmendje vargjet e pavdekshme të Naim Frashërit:
“Ti Shqipëri më jep nder,
më jep emrin shqiptar.”
Duke i cilësuar këto vargje si “betimin tonë poetik për identitetin tonë, për historinë tonë dhe për udhëtimin tonë në kohë”, ai nënvizoi rëndësinë e kulturës, edukimit dhe të fjalës poetike në formësimin dhe përcjelljen e identitetit kombëtar ndër breza.
Ceremonia në Prishtinë u shndërrua kështu në një moment të veçantë bashkimi mes shkencës, edukimit, kulturës, artit dhe poezisë, duke sjellë në një hapësirë të përbashkët akademikë, poetë, artistë dhe personalitete nga vende të ndryshme.
🇦🇱 Shkenca ndriçon të ardhmen, ndërsa kultura, edukimi, arti dhe poezia ruajnë kujtesën, identitetin dhe shpirtin e një populli.
(UNESCO)
25/09/2026
https://youtu.be/_qGfGgV0PlQ?si=DKEqZi3Vb5AZaI5L
Opinion - Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë! - 24 Shtator 2026 Në pjesën e tretë fokusi u zhvendos tek historia e Universitetit “M...
Regjistrohu nga data 25 shtator deri në 4 tetor dhe fito vendin tënd në auditor. Kuota të limituara!
18/09/2026
https://youtu.be/Icf9V4X9PP8?si=iM4WQB5wOniVT8S5
Top News–Universiteti Mesdhetar, diploma të dyfishta në programet Master me Universitetin e Tuscias Universiteti Mesdhetar i Shqipërisë dhe Universiteti i Tuscias (UNI...
Click here to claim your Sponsored Listing.
Contact the business
Telephone
Website
Address
Blv Gjergj Fishta Nr 52
Tirana
1023
Opening Hours
| Monday | 08:00 - 17:00 |
| Tuesday | 08:00 - 17:00 |
| Wednesday | 08:00 - 17:00 |
| Thursday | 08:00 - 17:00 |
| 18:00 - 20:00 | |
| Friday | 08:00 - 20:00 |
| Saturday | 09:00 - 16:00 |
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when UNIVERSITETI MESDHETAR I SHQIPERISE posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.

21/09/2026
19/09/2026