Dietologe Valbona Kadriu
Ju mirpresim
Valbona Kadriu - Dietologe profesionale
Dëshironi të humbni peshë ose të këshilloheni rreth ushqimit atëher na vizitoni në zyrën tonë përballë komunës së Cairit, në lokalet e shoqatës Dua Ylberin.
Nuk ka rrugë të shkurtër drejt suksesit. Humbja e peshës kërkon disiplinë, durim dhe përkushtim. Rezultatet e qëndrueshme arrihen me ushqim të shëndetshëm, aktivitet fizik dhe vazhdimësi. Fillo sot – trupi yt do të të falënderojë nesër.
“Vaktet e përbashkëta familjare janë më shumë se një moment ushqimi; ato janë kohë për komunikim, afërsi dhe kujdes. Studimet tregojnë se fëmijët që kalojnë më shumë kohë në tryezë me familjen kanë më pak gjasa të bien pre e përdorimit të lëndëve narkotike. Një bisedë e ngrohtë sot mund të bëjë një ndryshim të madh nesër.” ❤️🏡
Mungesa e gjumit ju bën të dëshironi ëmbëlsira dhe ushqime të yndyrshme — pra, pikërisht ato gjëra që nuk duhet t’i konsumoni.
Për më tepër, ajo shkakton lodhje dhe mund të kontribuojë në shtim në peshë.
Filloni duke fjetur mjaftueshëm. Truri ynë kontrollon sjelljen tonë, dhe kur e “sulmojmë” me mungesë gjumi, ne priremi të ushqehemi keq dhe të mos ushtrohemi rregullisht.
Së pari, sigurohuni të flini mjaftueshëm; shmangni të shkoni në shtrat pas mesnatës e pastaj rregulloni edhe stilin e jetës për një peshë ideale
Studime të reja kanë ngritur alarme të reja rreth “ilaçit të njohur për humbje peshe” Ozempic, duke zbuluar se mund të përshpejtojë humbjen e kockave dhe të dobësojë shëndetin skeletor tek përdoruesit.
Hulumtimet e publikuara në vitet 2025-2026 tregojnë se pacientët që marrin semaglutide përjetojnë rënie të ndjeshme të dendësisë minerale të kockave - deri në 2.6% në ije dhe shpinë brenda një viti - së bashku me rritje të shënuesve të prishjes së kockave. Ekspertët e lidhin efektin me mekanizmin e shpejtë të humbjes së peshës së ilaçit, i cili zvogëlon stresin mekanik në kocka.
Ndërsa Ozempic dikur cilësohej si një “pilulë magjike” revolucionare për obezitetin dhe diabetin, provat në rritje tani sugjerojnë se ai mbart rreziqe të fshehura, veçanërisht për të moshuarit dhe gratë në postmenopauzë.
Gjetjet po nxisin një shqyrtim të ri të përdorimit afatgjatë të GLP-1, pasi shqetësimet rriten përtej efekteve anësore gastrointestinale
17/04/2026
Mënyra se si jeton sot, tregon se si do të jetosh nesër…
Shtetet e Ballkanit po përballen në heshtje por me siguri me një epidemi obeziteti. Çdo qytetar i tretë është mbipeshë, dhe gjithnjë e më shumë fëmijë që tashmë në moshën 9-10 vjeç përballen me rreziqe serioze shëndetësore. Kjo nuk është vetëm një stil jetese - por një sëmundje kronike e shoqëruar me mbi 200 sëmundje, ndërsa sistemi është ende i ngadaltë në reagim. Si t’i ndihmojmë njerëzit mbipeshë?
Obeziteti: Zgjedhje personale apo problem sistemik?
📍 Ushqimi rreth shkollave – komod apo problem?
Çdo pushim i gjatë = radhë tek fast food-i më i afërt.
Sanduiçë të përpunuar, pije me sheqer, snacks që ngopin… por nuk ushqejnë.
👉 Problemi nuk është vetëm zgjedhja e nxënësve.
Është mungesa e alternativave të shëndetshme rreth tyre.
💡 Një trup në zhvillim ka nevojë për:
✔️ energji reale (jo vetëm kalori bosh)
✔️ proteina cilësore
✔️ vitamina & minerale
✔️ hidratim të duhur
❗ Ushqimet e shpejta japin kënaqësi të menjëhershme, por:
– ulin përqendrimin në mësim
– rrisin lodhjen
– krijojnë zakone të këqija afatgjata
🥗 Zgjidhje të thjeshta:
• Sanduiç shtëpie me përbërës të freskët
• Fruta në vend të snacks-ve industriale
• Ujë në vend të pijeve me gaz
📣 Edukimi ushqimor duhet të fillojë aty ku kalon pjesa më e madhe e ditës: te shkolla.
Sepse një nxënës i ushqyer mirë = një mendje që funksionon më mirë.
̈ndetshëm
Shumica e njerëzve mendojnë se kafeja ka pothuajse 0 kalori.
Dhe kjo është e vërtetë — por vetëm derisa të mos i shtojmë qumësht, ajkë (shllag), çokollatë, shurupe apo ëmbëlsues.
Prandaj nuk është njësoj nëse pi espresso, kafe të zezë, cappuccino apo mocha.
Dallimi në kalori mund të jetë i madh, edhe pse në pamje të parë duket si “vetëm kafe”.
Në këtë postim, kaloritë janë dhënë pa sheqer të shtuar, që krahasimi të jetë sa më real dhe i qartë.
Qëllimi nuk është të heqësh dorë nga kafeja e preferuar, por të dish çfarë konsumon — sidomos nëse pi disa kafe gjatë ditës.
👉 Cilin lloj kafeje e pini më shpesh?
Një baba ka bërë thirrje qe pijet energjike të tërhiqet nga raftet e supermarketeve pasi djali i tij tetë vjeçar “gati vdiq” nga pirja e një kanaçe.
Femija 8 vjec kishte probleme me frymemarrjen dhe probleme shendetsore rrahjet e zemrës së tij u rritën deri në 145 rrahje në minutë - mund ta shihnit duke i rrahur bluzën e tij.
“Ai nuk mund të merrte frymë. Filloi të tërhiqte flokët dhe faqet. Gruaja ime mori një peshqir të freskët dhe ia vuri në ballë në përpjekje për ta qetësuar.”
Mjekët zbuluan se presioni i tij i gjakut ishte jashtëzakonisht i lartë dhe qëndruan me të për 90 minuta derisa shenjat e tij jetësore u stabilizuan.
Ekspertët paralajmërojnë se nivelet e larta rrisin rrahjet e zemrës dhe presionin e gjakut dhe thonë se fëmijët janë më të rrezikuar ndaj nuk duhet te pijne pije energjike.
Ndaj keshilla ime si prind eshte qe beni kujdes nga pijet energjike pasi mund te jete fatale per femijet tuaj
Click here to claim your Sponsored Listing.
Category
Website
Address
Skopje
Opening Hours
| 14:00 - 16:00 |
