Aqua Derm
AquaDerm është një qendër dermo estetike që ofron shërbimeve bashkohore të trajtimit të lëkurës.
Ka lindur si ide e farmacistes-estetistes Mr.ph.Rrezarta Nallbani-Batalli për të bërë një ndërlidhje në mes të shendetit dhe të bukurës!
27/07/2026
Trajtim me Hydrafacial në AQUA Derm
Rezultate reale para & pas.
🍀Hydrafacial është trajtim jo-invaziv që ndihmon në pastrimin e thellë, hidratimin dhe rifreskimin e lëkurës. Ky trajtim largon papastërtitë, ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës dhe i jep fytyrës një pamje më të pastër, më të butë dhe me shkëlqim natyral.🍀
Përmes teknologjisë së avancuar, Hydrafacial ndihmon në pastrimin e poreve, ushqimin e lëkurës dhe rikthimin e freskisë së saj.
Lëkurë e pastër, e hidratuar dhe me shkëlqim natyral.
Në AQUA Derm – Qendra Dermo-Estetike Gjakovë, çdo trajtim përshtatet sipas nevojës së lëkurës suaj.
Rezervoni terminin tuaj.
📍 Skënderbeu #44, Gjakovë, Kosovë
📞 +383 44 127 155
Instagram: Aqua Derm
Gjakovë Estetikë SkincareKosova
08/07/2026
Trajtim me CO2 Laser në AQUA Derm
Rezultate reale para & pas.
CO2 Laser është trajtim dermatologjik estetik që ndihmon në përmirësimin e teksturës së lëkurës, reduktimin e papërsosmërive, shenjave, njollave dhe pamjes së lodhur të lëkurës.
Ky trajtim stimulon rigjenerimin natyral të lëkurës dhe ndihmon në rifreskimin e pamjes së saj, duke e bërë lëkurën të duket më e pastër, më e lëmuar dhe më e njëtrajtshme.
“Lëkurë e rigjeneruar, bukuri me rezultate reale.”
Në AQUA Derm – Qendra Dermo-Estetike Gjakovë, trajtimi realizohet me kujdes profesional dhe përshtatet sipas nevojave të lëkurës së klientit.
Rezervoni terminin tuaj.
📍 Gjakovë, Kosovë
📞 +383 44 127 155
Instagram: Aqua Derm
04/07/2026
Zbres vetëm për një arsye të mirë:
Gift Card për trajtim në AQUA Derm.✨
Eja merre Gift Card për personin tënd të dashur.
Dhuro kujdes, relaks dhe bukuri - sepse bukuria meriton kujdes.
📍 Gjakovë
📞 +383 44 127 155
Instagram: Aqua Derm
03/07/2026
Terapi LED me 7 ngjyra në AQUA Derm
7 ngjyra. Shumë trajtime. Një qendër estetike.
Në AQUA Derm, terapia LED ofron një trajtim jo-invaziv, të sigurt dhe të personalizuar për nevoja të ndryshme të lëkurës.
Terapia LED përdor gjatësi të ndryshme të dritës për të ndihmuar në qetësimin e lëkurës, përmirësimin e pamjes së akneve, stimulimin e rigjenerimit natyral dhe rikthimin e freskisë e shkëlqimit të fytyrës.
Çdo ngjyrë ka funksionin e saj:
💜Drita vjollcë ndihmon në qetësimin e lëkurës dhe përmirësimin e shërimit.
💙Drita blu ndihmon në reduktimin e yndyrës dhe akneve.
🩵Drita cian qetëson lëkurën e irrituar.
💛Drita e verdhë stimulon rigjenerimin dhe prodhimin e kolagjenit.
🧡Drita portokalli ndihmon në rikthimin e vitalitetit dhe shkëlqimit të lëkurës.
🤍Drita e bardhë mbështet metabolizmin e indeve dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.
❤️Drita e kuqe stimulon qarkullimin dhe mbështet rinovimin qelizor.
Nga reduktimi i akneve, qetësimi i skuqjes dhe inflamacionit, stimulimi i kolagjenit, rigjenerimi i lëkurës, përmirësimi i qarkullimit dhe rikthimi i shkëlqimit natyral - të gjitha këto vetëm në një qendër si AQUA Derm.
Trajtimi përshtatet sipas nevojës së lëkurës suaj për një pamje më të pastër, më të qetë dhe më të shëndetshme.
Rezervoni terminin tuaj në AQUA Derm.
📍 Gjakovë, Kosovë
📞 +383 44 127 155
Instagram: Aqua Derm
30/06/2026
Body Shape & Cellulite Eliminator në AQUA Derm në Gjakovë.
Trajtim jo-invaziv për formësimin e trupit, reduktimin e celulitit dhe përmirësimin e pamjes së lëkurës.
Teknologjia kombinon radiofrekuencën, infrared, vakumin dhe masazhin mekanik për të stimuluar qarkullimin, drenazhin limfatik dhe elasticitetin e lëkurës.
Ideale për zona si barku, kofshët, vithet dhe pjesë të tjera ku dëshironi një pamje më të tonifikuar dhe më të lëmuar.
Ndjehu mirë dhe jepi vetes mundësinë të dukeni në formë të mirë gjatë Verës.
Për ofertat na kontaktoni.
Rezervoni terminin tuaj në AQUA Derm.
📍 Gjakovë, Kosovë
📞 +383 44 127 155
Instagram: Aqua Derm
05/03/2026
Për nder të festave të 7 dhe 8 Marsit, Qendra Dermo-Estetike Aqua Derm ju uron shëndet, bukuri dhe mirëqenie!
Në shenjë falënderimi dhe vlerësimi për të gjitha gratë, Aqua Derm ofron 20% zbritje në trajtimet tona dermo-estetike.
Me teknologjinë më të avancuar dhe kujdes profesional, ju ofrojmë trajtime të specializuara për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës suaj.
✨ Sepse kujdesi për veten është dhurata më e bukur që mund t’i bëni vetes.
🍀AQUADERM🍀, sinonim i cilësisë së lartë dhe zgjedhja juaj më e mirë për kujdesin ndaj shëndetit dhe bukurisë tuaj.
Caktoni terminin tuaj në:
[email protected] apo në
📞 +38344127155
Rruga Skenderbeu #44, Gjakovë, Republika e Kosovës
28/11/2025
22/11/2025
🖤 Zbritjet e Black Friday në AquaDerm nisin që sot!✨
Përfshini veten në trajtime premium me -20% dhe merrni shkëlqimin që meritoni.
Nxitoni — oferta është valide vetëm deri të hënën!
Zbritja vlen për të gjitha trajtimet e shkruara në post.
📩 Për më shumë informacione, paraqituni në DM!
Rezervoni tani. Përfitoni ne bukuri✨
19/09/2025
Pjesëmarrje në një trajnim unik ndërkombëtar!
Rrezarta Nallbani Batalli, si themeluese dhe drejtuesja e AquaDerm – Qendra Dermo-Estetike në Gjakovë, mori pjesë në një prej trajnimeve më të avancuara në fushën e estetikës dhe mjekësisë estetike, të mbajtur në Universitetin Acibadem, Stamboll.
📚 Programi përfshiu ligjërata të nivelit të lartë mbi:
🔹Anatomine e fytyrës dhe sigurinë në injeksione
🔹Teknikat e avancuara të “Full Face Filler” dhe “Botulinum Toxin Application”
🔹Përdorimin e botox-it për migrenën kronike dhe mesoterapinë
🔹Strategjitë për planifikim estetik, shmangien e komplikacioneve dhe analizën funksionale të muskujve
🧪 Veçantia e këtij trajnimi ishin praktikat në kadaver, duke mundësuar një përvojë unike dhe të pazëvendësueshme për të thelluar njohuritë mbi muskujt, enët e gjakut, ligamentet dhe zonat e sigurta për aplikime estetike.
Kjo pjesëmarrje shënon një hap tjetër drejt ofrimit të shërbimeve më profesionale dhe bashkëkohore për klientët e AquaDerm, duke sjellë standardet më të larta ndërkombëtare në vend.
Alerts
Be the first to know and let us send you an email when Aqua Derm posts news and promotions. Your email address will not be used for any other purpose, and you can unsubscribe at any time.
Subscribe
We will notify you when anything happens in Gjakova.