Ria Kelmendi
💡 Inspirim, motivim & reflektim
📝 Teste motivuese, monologe dhe përmbajtje frymëzuese
📲 Ndiq faqen për çdo postim të ri!
Mos lejo askënd me ta kallxu
se ti nuk je boll.
Jo fjalët e tyre,
jo dyshimet e tyre,
jo frika që ata s’kanë guxim me e përballu vetë.
Ti je boll edhe kur po mëson.
Ti je boll edhe kur po rritesh.
Ti je boll edhe kur nuk je perfekt.
Ata që përpiqen me ta ul vlerën,
e bëjnë sepse s’kanë paqen me veten.
Mos e merr mbi vete barrën e tyre.
Qëndro drejt.
Puno për veten.
Rritu në heshtje.
Sepse njeriu që e njeh vlerën e vet,
nuk ka nevojë me u mbrojt —
ai thjesht vazhdon.
dshme
HESHT.
Sepse jo çdo betejë fitohet me fjalë.
Ka beteja që fitohen duke mos reaguar.
Duke mos u shpjeguar.
Duke mos u ulur në nivelin e zhurmës.
Hesht, dhe lëre mendjen të qetësohet.
Në qetësi, mendja sheh qartë.
Në qetësi, zemra forcohet.
Në qetësi, e kupton kush je dhe çfarë nuk je më.
Jo çdo mendim duhet thënë.
Jo çdo dhimbje duhet treguar.
Jo çdo provokim meriton përgjigje.
Heshtja nuk është dobësi.
Heshtja është disiplinë.
Është kontroll.
Është forcë e brendshme që nuk ka nevojë të provojë asgjë.
Kur hesht, nuk humb vlerë.
Fiton qetësi.
Fiton fuqi.
Fiton veten.
Sepse njeriu i fortë nuk bërtet.
Ai mendon.
Ai duron.
Ai ecën përpara… në qetësi.
Ria Kelmendi
Këshilë
Kur të thonë se diçka është e pamundur,
dëgjoje fjalën…
por mos e lejo me u bë e jotja.
E pamundura për ta
nuk është e pamundur për ty.
Ata flasin nga frika e tyre,
jo nga forca jote.
Mos e mat veten me kufijtë e askujt.
Sepse kufijtë e tyre
janë vendi ku ti fillon me u rrit.
Do ketë ditë kur s’do besojë askush.
Ato ditë janë prova jote.
Jo me u ndal,
po me vazhdu.
Nuk ke nevojë me i bind.
Puno në heshtje.
Lejo që hapat e tu
me folë për ty.
Mbaje mend:
ajo që sot quhet e pamundur,
nesër quhet arritje.
Dhe kur ta arrish,
mos u kthe mbrapa me zemër të rëndë.
Vazhdo përpara,
se rruga jote nuk kërkon leje.✍️RiaKelmendi
Click here to claim your Sponsored Listing.
Contact the business
Website
Address
Pristina
